Trendy

Rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve, MPB me 503 kallëzime penale

Para 2 javë

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 18.05.2026 deri më 31.07.2026, Sektori për Çështjet e Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione kontrolli të përforcuara në të gjithë territorin e vendit, të fokusuara te drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithsej 6.932 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve, si dhe 33 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave.

“Numri më i madh i kundërvajtjeve u konstatua në territorin e SPB Shkup – 2.146, SPB Manastir – 992, SPB Veles – 856, SPB Kumanovë – 583, SPB Shtip – 544, SPB Tetovë – 541, SPB Ohër – 420 dhe SPB Strumicë – 327, ndërsa nga Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor u konstatuan 556 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të konstatuara, 5.678 kanë të bëjnë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të këtyre llojeve të mjeteve”.

“Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithashtu 15.715 kundërvajtje të tjera, ndërsa ndaj 503 drejtuesve janë paraqitur kallëzime penale, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”.

Trending