Trendy

Paralajmëron Suedia: Rusia kërkon të krijojë pasiguri dhe përçarje mes aleatëve

Para 2 orë

Suedia po përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me aktivitetet hibride ruse, të cilat, sipas kreut të Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake suedeze (MUST), Thomas Nilsson, synojnë të dobësojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Në një deklaratë për transmetuesin publik suedez SVT, Nilsson tha se Rusia po zhvillon një luftë hibride të avancuar kundër vendeve të NATO-s, përfshirë Suedinë, me synim krijimin e pasigurisë, përçarjen mes aleatëve dhe dobësimin e mbështetjes për Kievin.

Ata duan të na bëjnë të pasigurt, duan të na ndajnë dhe duan që ne të ndalojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, deklaroi Nilsson.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Suedisë u mblodh të mërkurën për të diskutuar rastin e një droni të mbushur me eksploziv, i cili u zbulua në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë në gusht.

Autoritetet gjermane e kanë lidhur incidentin me Rusinë, ndërsa Nilsson e cilësoi ngjarjen si një sulm hibrid që, sipas tij, e ka çuar nivelin e kërcënimit në një fazë më të rrezikshme.

Ishte një dron i armatosur me eksploziv, kështu që mund të supozojmë se qëllimi ishte që të shpërthente”, deklaroi ai.

Kreu i MUST tha se Suedia është e përgatitur për skenarë të ngjashëm dhe se po ndërmerren masa për mbrojtjen e aktiviteteve që lidhen me mbështetjen ndaj Ukrainës.

Sipas Nilsson, rreziku nuk kufizohet vetëm te institucionet shtetërore, por përfshin edhe kompani private dhe aktorë të tjerë të angazhuar në mbështetjen për Ukrainën.

Ekziston një kërcënim i lartë për mbështetjen tonë për Ukrainën, i cili përfshin edhe kompani private dhe elementë të tjerë”, tha Nilsson.

Trending