Trendy

Prej 1 tetorit, Komuna e Tetovës do të fillojë grumbullimin e tatimit në pronë për ata që nuk kanë paguar

Para 2 orë

Në Komunën e Tetovës të gjithë ata që nuk kanë paguar tatimin në pronë, do të preken nga vendimi i Komunës së Tetovës për tërheqjen e mjeteve financiare nga tatimi i papaguar.

“Komuna e Tetovës i njofton qytetarët se nga 1 tetori do të fillojnë procedurat lidhur me detyrimet e papaguara për tatimin në pronë dhe taksën komunale për firmën e shpallur”, raporton Komuna e Tetovës, duke paralajmëruar se pagesa në kohë i ndihmon qytetarët të largohen nga procedurat shtesë.

Komuna theksoi se informatat rreth tatimit në pronë do të mund të merren në dy zyrat e objektit të Komunës ose në formë elektronike.

Trending