Zonja e Parë thotë se Donald Trump punon pa ndërprerje dhe ka shumë energji, ndërsa zbulon se mban kontakte të drejtpërdrejta me Ukrainën dhe Rusinë për ribashkimin e fëmijëve të ndarë nga familjet…
Melania Trump ka folur për mënyrën se si e këshillon bashkëshortin e saj, presidentin amerikan Donald Trump, duke pranuar se ai jo gjithmonë i merr parasysh mendimet e saj.
Gjatë një interviste të mërkurën në Fox News, Zonja e Parë tha se Trump mbetet shumë i përqendruar te detyrat e tij dhe se mandati i dytë në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet në rrethana të ndryshme për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare.
“Ai është shumë i përqendruar dhe ka shumë gjëra në mendje”, tha Melania Trump, duke shtuar se presidenti “bën më të mirën që mundet”.
Lexo edheGeorgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Sipas saj, Trump punon vazhdimisht dhe ruan një nivel të lartë energjie gjatë gjithë ditës. “Punon pa ndërprerje, nga mëngjesi deri në mbrëmje”, deklaroi ajo.
E pyetur për rolin që luan në këshillimin e presidentit pas fjalimeve dhe intervistave, Melania Trump tha se i shpreh hapur mendimin e saj.
“Unë i them të vërtetën. Ndonjëherë nuk dëshiron të dëgjojë atë që i them, por nuk ka problem. Unë gjithmonë i them të vërtetën”, u shpreh ajo.
Zonja e Parë foli gjithashtu për përpjekjet për ribashkimin me familjet të fëmijëve të zhvendosur ose të ndarë si pasojë e luftës në Ukrainë. Ajo tha se ka komunikim të drejtpërdrejtë si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, ndërsa përfaqësuesi i saj po punon për raste të tjera ribashkimi.
Gjatë intervistës, Melania Trump foli edhe për vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Uashington. Sipas saj, marrëdhëniet mes Trump dhe Xi kanë ndikuar në realizimin e vizitës, ndërsa theksoi se udhëheqësi kinez duhet të pritet me respekt gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë për këtë
“Irani shtet i dështuar, me 301 për qind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim luftën me taLajme · 2 ditë më parë
Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, tensionet me Iranin dhe lufta në UkrainëLajme · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












