Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi mbrëmë se konsideron që lufta në Iran “praktikisht ka përfunduar nga aspekti ushtarak”.
“Lufta me Iranin praktikisht ka përfunduar nga aspekti ushtarak. Ne vetëm po e ruajmë status quo-në”, deklaroi Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin e Katarit.
Presidenti amerikan shtoi se Irani është “i gjunjëzuar dhe pa udhëheqje”, por theksoi se administrata e tij vazhdon të kërkojë një zgjidhje afatgjatë për neutralizimin e programit bërthamor të Teheranit.
“Në këtë moment, nuk duket se ka ndonjë nevojë të madhe për veprime ushtarake. Megjithatë, jemi të gatshëm të veprojmë nëse ndryshojnë rrethanat”, tha Trump.
Ai përsëriti se beson që konflikti me Teheranin do të përfundojë së shpejti.
Më shumë për këtë
Uashingtoni sinjalizon uljen maksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakishtLajme · 7 orë më parë
SHBA-ja në udhëkryq mes diplomacisë dhe luftës me Iranin, Trump përballet me presion për të vepruarLajme · 3 ditë më parë
Trump kërcënon Iranin me sulme të reja: Do ta mësoni shumë shpejt vendimin tim, ndoshta do ta shkatërroj si vend!Lajme · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












