Trendy

Ronaldo nuk kursehet ndaj kritikave: As me pushkë nuk ia dalin dot, unë i shmangem çdo plumbi

Para 2 orë

Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj kritikave të drejtuara ndaj tij, duke theksuar se pas më shumë se dy dekadash në futboll është mësuar me sulmet dhe vëmendjen mediatike.

Duke folur në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kombëtares së Portugalisë, sulmuesi i Al Nassr tha se gjatë karrierës së tij është ndier i mirëpritur në shumë vende.

“Kam luajtur futboll për shumë vite dhe jam mirëpritur pothuajse kudo”, u shpreh Ronaldo.

Portugezi iu përgjigj edhe kritikave nga disa media, duke përdorur një metaforë për të treguar se nuk ndikohet prej tyre.

“Disa kanale pëlqejnë të më sulmojnë dhe të përpiqen të më vrasin, por nuk kanë asnjë shans, as me pushkë. Edhe atëherë, i shmangem plumbit”, tha ai.

Ronaldo theksoi se është mësuar me kritikat, por vlerësoi mbështetjen që vazhdon të marrë nga tifozët.

“Jam mësuar me këtë, e kam bërë këtë punë për më shumë se 20 vjet, por ajo që më ka mbetur janë ata që më duan. Ndjej dashurinë e popullit portugez”, përfundoi ylli i Portugalisë.

Trending