Në një deklaratë për emisionin “Impakt” në TV SHENJA, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, ka folur për largimin e punëtorëve të huaj dhe vendorë nga vendi, si dhe për pasojat e kësaj dukurie në ekonominë dhe sistemin pensional.
“Fatkeqësisht, as njerëzit që i sjellin nga vendet e treta si punëtorë për të punuar me të këto paga të ulëta, nuk qëndrojnë në Maqedoni edhe përkrah asaj që punëdhënësit janë të gatshëm që atyre njerëzve t’u sigurojnë transport dhe ushqim, ndërsa punëtorëve vendor nuk ua sigurojnë. Ata vijnë, pushojnë për një kohë të caktuar dhe marrin një pagë ose dy dhe më pas shkojnë në ndonjë vend perëndimor. Kjo ndodhë edhe me punëtorët e Maqedonisë, të cilët në vend që të ndërtojnë ekonominë e vendit, ndërtojnë ekonominë e ndonjë vendi të huaj. Të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike janë me të vërtetë frapante, sepse nëse keni 530 mijë të punësuar dhe marrin pagë dhe paguajnë kontribute dhe sigurim social ju mbulojmë 360 mijë pensionistë në Maqedoni, të cilët marrin pensione nga kontributet që i paguajnë këta punëtorë. Këto janë me të vërtetë të dhëna serioze dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë në shtet”, deklaroi Trendafilov.











