Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.
Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetin social X, Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.
Ai ka kërkuar gjithashtu që autorët dhe mbështetësit e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi për këto akte.
Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë me një qëndrim të përbashkët dhe të qartë, duke kërkuar që sulmet të ndalen menjëherë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












