Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat e Huthëve

Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat e Huthëve

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak pasi autoritetet saudite lëshuan një alarm për sulm të mundshëm ajror.

Autoritetet u dërguan mesazhe urgjente në telefonat celularë banorëve të kryeqytetit, duke u kërkuar të qëndronin në ambiente të sigurta dhe të shmangnin qëndrimin pranë dyerve dhe dritareve.

“Zona është nën kërcënimin e një sulmi ajror armik. Ruani qetësinë, qëndroni brenda ose në një zonë të sigurt, larg dyerve dhe dritareve”, thuhej në mesazhin paralajmërues.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët raportuan se dëgjuan të paktën tre shpërthime në qytet.

Pak minuta pas aktivizimit të alarmit, autoritetet saudite njoftuan se rreziku kishte kaluar. Sipas tyre, sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar dhe shkatërruar raketat që rebelët Huthi të Jemenit kishin lëshuar në drejtim të Riadit.

Kryeqyteti saudit ka qenë objektiv i disa sulmeve të Huthëve gjatë ditëve të fundit, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme