Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit të Gani Gecit, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje” ndaj tij.

Me një mesazh të shkurtër, Mehmetaj ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”.

Arrestimi i Gecit vjen pas deklaratave të Mehmetajt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari pretendoi se ishte kontaktuar nga Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Mehmetaj kishte deklaruar se, pas refuzimit të kërkesës, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Sinjali ka mësuar nga burimet se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

Tetova1Kronika
·12 Tet

Arrestohet Gani Geci

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime brenda Policisë se është arrestuar Gani Geci. Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka…

Arrestohet Gani Geci