Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë

Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë

Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me një linjë të re ajrore direkte, me tri fluturime në javë, të cilat do të realizohen nga kompania ajrore Flydubai.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, pas takimit me drejtorin kryesor komercial të Flydubai, Hamad Obaidalla, gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, vendosja e kësaj linje të drejtpërdrejtë pritet të forcojë lidhjet ajrore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke lehtësuar udhëtimet për qytetarët dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Gjithashtu, lidhja e re ajrore synon të lehtësojë kontaktet mes bizneseve dhe të kontribuojë në tërheqjen e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një treg me rëndësi për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Ministri Mucunski e cilësoi realizimin e kësaj linje si një rezultat konkret të diplomacisë ekonomike, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimit të mundësive të reja për vendin.

Në njoftimin e saj, Ministria vlerësoi gjithashtu rolin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe në procesin e realizimit të kësaj linje ajrore.

Me nisjen e fluturimeve në mars të vitit 2027, udhëtarët do të kenë një mundësi të re për të udhëtuar drejtpërdrejt nga Shkupi drejt Dubait, pa pasur nevojë për ndalesa në aeroporte të tjera.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme