Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Saranda Imeri Stafai zë “mat” Arta Bilallin: “Граѓаните” është thjesht lapsus, apo edhe shqipen po e trajtoni kaq pa kujdes?!

Saranda Imeri Stafai zë “mat” Arta Bilallin: “Граѓаните” është thjesht lapsus, apo edhe shqipen po e trajtoni kaq pa kujdes?!

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, i është drejtuar me një pyetje publike nënkryetares së BDI-së, Arta Bilalli, duke kritikuar atë që e cilëson si mungesë kujdesi ndaj gjuhës shqipe.

“Arta, a e keni seriozisht punën e gjuhës shqipe, apo jo? “Граѓаните”është thjesht lapsus, apo edhe shqipen po e trajtoni kaq pa kujdes?!”, ka shkruar Imeri Stafai.

Ajo pretendon se shqetësimi i BDI-së nuk lidhet me gjuhën shqipe dhe shqiptarët, por me pushtetin dhe Ali Ahmetin.

Në fund të reagimit, deputetja e VLEN-it ka rikujtuar edhe një deklaratë të mëhershme të Arta Bilallit për Ali Ahmetin, duke iu referuar shprehjes: “Nuk i shkoj mbas atij çobani, jam profesor doktor”, për të cilën thotë se pajtohet plotësisht.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme