Skandaloze: Anulohet konkursi për punësimin e 1.117 punonjësve shëndetësor

Autori

Autori

Portali Tetova

April 13, 2024, 03:04

Është anuluar konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësorë. Konkursi i dedikohej personave mjekësorë të cilët janë ose kanë qenë të angazhuar me kontratë në vepër.

Zëvendësministrja shtesë e Financave Elena Petrova nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se ky është “mashtrim politik” dhe lojë me fatin e këtyre njerëzve.

“Nëse organet e shëndetësisë dhe të gjithë ministrat e shëndetësisë do të ishin të ndershëm dhe të drejtë, do ta kishin zgjidhur kohë më parë statusin e punësimit të punonjësve shëndetësorë, duke mos i lënë me vite si ‘kontraktorë”, deklaroi Petrova.

Ajo informoi se për anulimin e këtij konkursi i kanë informuar përfaqësuesit e sindikatave Bobi Bojçevski, kooridnatorin nacional në Sindikatën e pavarur për punëtorë shëndetësorë, Goce Dellçev-Todev dhe Marjan Risteskin nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni.

Sipas saj, kjo rrjedh nga informacionet që ajo publikoi më herët, se në Buxhetin e vitit 2024 nuk parashihen mjete për pagën bruto të 1 117 punëtorëve shëndetësorë.

Nga ana tjetër, heshtje nga Qeveria, gjegjësisht nga kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga i pari i financave gjegjësisht ministri Fatmir Besimi dhe ministri i shëndetësisë, Ilir Demiri.

Në dhjetor të vitit 2023 ish ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti, pati njoftuar se është miratuar punësimi i përhershëm për 1 117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike. “Po zgjidhet statusi i 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve dhe me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike”, deklaroi aso kohe Mexhiti. Për këto punësime kishin përcjellur mesazhe edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i financave, Fatmir Besimi. (INA)

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA