Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Venera Azizi: Ushtarët profesionistë, punësim në ushtri edhe pas moshës 45 vjeçare

Venera Azizi: Ushtarët profesionistë, punësim në ushtri edhe pas moshës 45 vjeçare

Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri në pensionimin e tyre. Qeveria ka miratuar ndryshimet që parashohin vazhdimin e marrëdhënies së punës për këtë kategori ushtarakësh, përcjell tetova1

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, tha se bëhet fjalë për një reformë të rëndësishme, me të cilën synohet të zgjidhet përfundimisht çështja e statusit të ushtarëve profesionistë.

“Është një reformë thelbësore dhe që nuk është bërë deri më tani. Ajo që është me rëndësi është se ushtarët profesionistë, edhe pse do ta kalojnë moshën 45-vjeçare, do të kenë të drejtën të vazhdojnë punën e tyre në ushtri deri në pensionimin e tyre. Dhe kjo është reformë e rëndësishme, sepse atyre që e mbrojnë shtetin, po ua rregullojmë njëherë e përgjithmonë një status që nuk ka qenë deri më tani i rregulluar.”, – theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për RTVM.

Megjithatë, mbetet të përcaktohet se në cilat pozita do të angazhohen ushtarët pas moshës 45-vjeçare. Sipas Azizit, sistemimi i tyre do të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, në bashkëpunim me sindikatat dhe Shtatmadhorinë.

Ajo theksoi se interesimi i ushtarëve për të vazhduar angazhimin është i madh, ndërsa detajet për vendet konkrete të punës pritet të bëhen të ditura në vijim./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme