VLEN përmes një komunikate vlerëson se rritja e pagave mbetet një nga çështjet kryesore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa të dhënat për pagën minimale tregojnë rritjen e të ardhurave nominale të punëtorëve gjatë periudhës 2024–2026.
“Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paga minimale neto nga 22.567 denarë në vitin 2024 arriti në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 është 26.046 denarë. Në total, bëhet fjalë për një rritje prej 3.479 denarësh.
Krahasuar me periudhën 2016–2018, kur paga minimale u rrit nga 10.080 në 12.165 denarë, apo për 2.085 denarë, rritja nominale në dy vitet e para të mandatit aktual është 67% më e lartë, përkatësisht 1.394 denarë më shumë.
Pas të dhënave për pagën mesatare, edhe shifrat për pagën minimale e vendosin në fokus çështjen e të ardhurave të punëtorëve dhe fuqisë së tyre blerëse. Për VLEN-in, rëndësi ka që rritja ekonomike dhe politikat e pagave të reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mundësinë e familjeve për të përballuar shpenzimet.
Dallimi mes dy periudhave pasqyrohet në shifra konkrete.
VLEN mbetet e orientuar drejt politikave që synojnë rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e standardit jetësor. Qëllimi është që të ardhurat e punëtorëve të vazhdojnë të rriten dhe përmirësimi ekonomik të ndihet drejtpërdrejt nga qytetarët”, thekson VLEN.(INA)
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












