Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndahet nga jeta mësuesja Nermine Xheladini, njëra ndër mësueset e para në Nerasht

Ndahet nga jeta mësuesja Nermine Xheladini, njëra ndër mësueset e para në Nerasht

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të mësueses Nermine Xheladini, e cila për plot 40 vjet ia kushtoi jetën arsimit dhe edukimit të brezave të rinj në Nerasht.

 

Nermine Xheladini ishte ndër mësueset e para në fshatin Nerasht, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe në jetën e shumë nxënësve që patën fatin të mësojnë prej saj.

 

Lexo edheU shemb çatia e një shkolle në Pakistan, humbën jetën 29 nxënës dhe mësues

Përgjatë katër dekadave të punës së saj, ajo dha një kontribut të çmuar në formimin arsimor dhe edukimin e shumë gjeneratave, duke u bërë pjesë e rëndësishme e historisë së shkollës dhe të komunitetit të Nerashtit.

 

Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për arsimin do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat që kaluan në bankat e shkollës nën kujdesin dhe mësimdhënien e saj.

Reklamë

 

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga kolektivi i SHFK-së “Ismail Qemali” në Nerasht, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

 

Nermine Xheladini do të kujtohet si një nga figurat e hershme të arsimit në Nerasht, ndërsa kontributi i saj shumëvjeçar do të mbetet pjesë e kujtesës së këtij fshati.

 

U prehtë në paqe!

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme