Trendy

Adem Nuhija zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së Bregu i Diellit në Tetovë

Para 1 muaj

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi në vazhdën e organizimit të degës së BDI-së në Tetovë ka përcjellur punimet e kuvendit të nëndegës së lagjes Bregu i Diellit në Tetovë ku kuvendarët njëzëri zgjodhën Adem Nuhija për kryetar të kësaj nëndege,përcjell tetova1

Rexhepi thekson se për dy muaj kanë rikonstruar të gjitha 29 nëndegët e BDI-së në degën e Tetovës.

Postimi i plotë:
“Po përfundojmë me sukses riorganizimin e strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë me Kuvendin zgjedhor të nëndegës Bregu i Diellit.
Kryetar i nëndegës u zgjodh Adem Nuhija, një i ri që ndan dhe beson në vlerat e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në këto dy muaj kemi ristrukturuar të gjitha 29 nëndegët e BDI – Dega Tetovë, duke sjellë energji dhe elan të ri, por gjithmonë duke respektuar të kaluarën dhe trashëgiminë e lavdishme të subjektit tonë politik.
E ardhmja u përket atyre që besojnë dhe guxojnë kurse fitoret më të mëdha fillojnë atëherë kur ecim përpara dhe punojmë së bashku.”, ka përfunduar Rexhepi./tetova1.mk

Trending