Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Dobrosht të Tetovës, ku një veturë është përplasur në blloqe betoni. Sipas raportimeve të Tema-s, vetura ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tullat e betonit, ndërsa si pasojë e aksidentit, një person ka përfunduar në spital. Policia është në vendngjarje.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të lënduar dhe rrethanat e plota të aksidentit./Tema.mk/











