Opens in a new tab
Trendy

Rama: Kush po i bënë këto, patjeter se do ta paguaj

Para 15 orë

“Nuk janë në duart e studentëve. Ata janë e ardhmja, ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.

 

Këto janë duart që përpiqen ta ulin Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila, me maska të verbërish përpara, me zjarre e hekur, kërkon ta rithejë Shqipërinë aty ku nuk do të rithehet kurrë. Në humnerën nga ku ne të gjithë e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, në BE., ka deklaruar Edi Rama.

Trending