Gjatë natës (15.05.2026), në periudhën prej orës 01:50 deri në 02:45, SPB Tetovë ka zbatuar një kontroll aksional në një objekt hotelier në Gostivar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe shoqëruar tri shtetase të Serbisë dhe Malit të Zi për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Gjithashtu, është shoqëruar edhe një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës për shkak të mosparaqitjes së qëndrimit. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.










