Aktori dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Ylber Murtezi, ka reaguar publikisht përmes një statusi, duke kritikuar përmbajtjet humoristike që transmetohen nga Shqipëria, konkretisht emisionin “Portokalli”.
Në reagimin e tij, Murtezi thekson se në mungesë të një opozite të mirëfilltë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hapësira publike po mbushet nga emisione që ai i cilëson si “limunadë” apo “turlitava”.
“Sa i përket artit të mirëfilltë, i ftoj të vijnë këndej kufirit dhe ta shijojnë. Shkupi ka udhëhequr me timonin e artit mbarëkombëtar”, është shprehur ai.
Murtezi shton se, ndonëse nuk kishte në plan të reagonte si aktor, e pa të nevojshme të flasë, duke theksuar se arti ka kufijtë e tij.










