Trendy

Arrestohet 19-vjeçari nga Tetova, dyshohet për vjedhje të pijeve alkoolike në market

Para 1 muaj

Më 14.05.2026, në orën 21:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin A.C. (19) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vjedhje në një market. Konkretisht, paraprakisht, një punonjëse e marketit ka raportuar se dy persona në dy raste kanë marrë pije alkoolike nga raftet dhe janë larguar. Pas marrjes së masave, ai është gjetur, privuar nga liria dhe ndaluar në stacionin policor. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Trending