Më 07.05.2026 në rrugën “Predrag Jançeski” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin V.D. (46) nga Tetova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dëmtim i sendeve të huaja” sipas nenit 243 të Kodit Penal. Gjatë kësaj, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe tek ai janë matur 1,28 promilë alkool në gjak, pas së cilës është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.










