Më 07.05.2026 në ora 14:45 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liriapersonin S.K.(30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga ish-partnerja e tij 33-vjeçare se ai e ka ndjekur për një kohë të gjatë, ndërsa rreth orës 08:00 në vendin e saj të punës i ka drejtuar kërcënime asaj dhe familjes së saj. Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.










