Trendy

Azizi: Nuk habitem Ali Ahmeti ta lavdëroj edhe Millosheviqin

Para 54 minuta

Reagime ka nxitur mesazhi përkujtimor i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili theksoi se jeta dhe vepra e Goce Dellçev duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për klasën e sotme politike, në një kohë sfidash që kërkojnë vizion, maturi dhe përgjegjësi historike, shkruan Tetova1

Duke iu referuar qëndrimeve të Ahmetit, deputeti i VLEN, Adnan Azizi, thekson se nuk do të habitej nëse ai do të lavdëronte edhe Millosheviqin dhe Vuçiçin.

Postimi i plotë i Azizit:

“Në një mesazh përkujtimor, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thekson se jeta dhe vepra e Dellçevit duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për klasën e sotme politike, në një kohë kur sfidat kërkojnë vizion, maturi dhe përgjegjësi historike, ndërsa ka publikuar një foto të hershme të Goce Dellçevit me plis në kokë.

“E amnestoi Gruevskin, e shau Albinin, e lavdëroi Goce Dellçevin… tash nuk habitem Ali Ahmeti ta lavdëroje edhe Vucicin/Millosheviqin, në vardisje për të hyrë në Qeveri!”, përfundon Azizi./tetova1.mk

 

Screenshot

Trending