Trendy

Bastisje në Tetovë pas sulmit me thikë: Zbulohen tri pis’toleta, arrestohen dy persona

Para 1 orë

Më 06.07.2026, në periudhën nga ora 15:00 deri në 18:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, lidhur me veprën penale “dhunë” të raportuar më parë, të kryer një ditë më parë, ku dy persona u lënduan me thikë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor kanë kryer bastisje në dy lokacione te personi B.I.(38) nga Tetova. Me këtë rast, në automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Tetovës, në pronësi të B.I., është gjetur një pistoletë të cilën ai e posedonte me leje, ndërsa në shtëpi është gjetur një karikator pistolete. Gjatë bastisjes në një objekt në Tetovë, po ashtu në pronësi të B.I., janë gjetur dy pistoleta për të cilat nuk kishte leje, si dhe fletore me evidencë dhe para. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale, janë privuar nga liria Sh.A. (62) dhe E.A. (60), të dy nga Tetova, dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending