Trendy

Bekim Fazliu: “Bota serbe” po përhap propagandë në gjuhën shqipe për të krijuar konfuzion te shqiptarët

Para 1 orë

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar me një mesazh të fortë lidhur me, siç e quan ai, propagandën e “botës serbe” që po përhapet në gjuhën shqipe. Sipas Fazliut, kjo propagandë nuk shfaqet më me uniforma, flamuj apo deklarata të hapura politike, por përmes “gjuhës së ëmbël, relativizimit dhe krijimit të mjegullës politike”, duke synuar që shqiptarët të humbin besimin në të vërtetën dhe në vetveten.

“Kur propaganda flet në gjuhën tënde, ajo nuk synon vetëm të bindë, por të përçajë, të lodhë dhe të krijojë konfuzion”, shkruan Fazliu, duke shtuar se më e rrezikshmja është përpjekja që “fajtori të paraqitet si viktimë, ndërsa udbashët si patriotë”.
Ai vlerëson se krijimi i konfuzionit dhe pamundësia për të dalluar të vërtetën nga manipulimi çon në humbjen e orientimit politik, kombëtar dhe moral te qytetarët./tetova1/

Trending