Trendy

Daut Memishi: Fillojnë punimet në rikonstruimin e rrugës në Sllatinë, projekti i radhës nga Qeveria VLEN (VIDEO)

Para 2 javë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi ka njoftuar nisjen e një tjetër projekti të financuar nga Qeveria VLEN, këtë herë në fshatin Sllatinë, përcjell tetova1

“Drejt realizimit të një tjetër projekti të financuar nga Qeveria VLEN, kësaj radhe në fshatin Sllatinë. Me përkushtim dhe punë konkrete, vazhdojmë të investojmë për zhvillimin e Komunës së Tearcës”, ka shkruar Memishi.

Sipas tij, investimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët në të gjitha vendbanimet e komunës./tetova1.mk/

VIDEO

Trending