Trendy

Dua Lipa në betej ligjore! Kush rrezikon t’i paguaj 15 milion dollarë?

Para 5 orë

Dua Lipa ka paditur kompaninë Samsung për 15 milionë dollarë, duke e akuzuar për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj në paketimin e televizorëve. Sipas padisë, kompania ka përdorur një fotografi të artistes nga performanca në Austin City Limits pa leje zyrtare dhe pa marrëveshje financiare me ekipin e saj. Imazhi është shfaqur në produkte që prej vitit të kaluar, duke krijuar, sipas pretendimeve, përfitime të drejtpërdrejta tregtare për kompaninë.

Ekipi i Dua Lipës thotë se fillimisht është kërkuar heqja e imazhit përmes komunikimit jashtë gjykatës, por Samsung nuk ka pranuar ta tërheqë. Në dosjen gjyqësore janë përfshirë edhe reagime të përdoruesve në rrjete sociale që pretendojnë se janë ndikuar nga imazhi i artistes për të blerë produktin.

Artisja argumenton se imazhi i saj është i mbrojtur dhe pjesë e një marke ‘premium’, ndaj përdorimi i tij pa leje përbën shkelje serioze të të drejtave të saj komerciale dhe personale.

Trending