Trendy
ARCHIV - 29.12.2025, USA, Palm Beach: US-Präsident Donald Trump (r) gibt dem israelischen Ministerpräsidenten Benjamin Netanjahu während einer gemeinsamen Pressekonferenz in Mar-a-Lago die Hand. (zu dpa: «Netanjahu trifft Trump - für harte Linie bei Iran-Gesprächen») Foto: Alex Brandon/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

“Europa po tregon dështimin e saj moral,” Netanyahu: SHBA dhe Izraeli po detyrohen të bëjnë ‘punët e pista’ në Iran

Para 1 muaj

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor, si edhe ndaj Hamasit.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu akuzoi BE-në për “falimentim moral”, duke pretenduar se po vendos në të njëjtin nivel qytetarët izraelitë dhe militantët e Hamasit.

“Ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë punën e ndyrë të Evropës duke luftuar për qytetërimin kundër të çmendurve xhihadistë në Iran dhe gjetkë, Bashkimi Evropian ka ekspozuar falimentimin e tij moral duke i barazuar në mënyrë të rreme qytetarët izraelitë me terroristët e Hamasit”, deklaroi ai.

Trending