Trendy

Figura të larta nga rajoni dhe diaspora në Kongresin e VLEN-it të shtunën

Para 2 orë

Kongresi i VLEN-it që do të mbahet këtë të shtunë pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm figurash politike nga rajoni dhe më gjerë, në një ngjarje që po cilësohet si me rëndësi të veçantë politike, mëson Zyrtare.

Nga Shqipëria, pjesëmarrja është konfirmuar nga përfaqësues të Partia Demokratike e Shqipërisë, përkatësisht Flamur Noka dhe Jorida Tabaku. Po ashtu, do të jetë i pranishëm edhe Adriatik Llapaj nga partia “Shqipëria bëhet”.

Nga Kosova, me shumë gjasë do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njëherazi figurë e lartë e Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkohë, nga Lugina e Preshevës është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Siç mëson Zyrtare, në kongres do të ketë edhe mysafirë nga Zvicra, si dhe përfaqësues të krahut të djathtë politik nga Sllovenia.

Organizatorët kanë bërë të ditur se janë ftuar të gjitha partitë parlamentare në vend, me përjashtim të Levica. Gjithashtu, ftesa u është dërguar edhe të gjitha partive parlamentare në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe përfaqësuesve të korit diplomatik.

Trending