Trendy

GODITJE PËR BDI-në? Aktivistët nga Kondova rreshtohen me VLEN-in

Para 2 orë

Një zhvillim që po komentohet gjerësisht në skenën politike shqiptare ka ardhur nga Kondova, ku një grup anëtarësh dhe aktivistësh të rinj kanë bërë publik rreshtimin e tyre me koalicionin VLEN, duke sinjalizuar largim nga radhët e BDI-së.

Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale nga përfaqësues të VLEN-it, ku theksohet se “era e ndryshimit po fryn fuqishëm”, ndërsa ky veprim u cilësua si mesazh i qartë për ndryshim në kampin politik shqiptar.

Në fotografitë e publikuara shihen të rinj nga Kondova në një takim të përbashkët nën simbolikat shtetërore shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut, duke dhënë sinjale për organizim dhe mobilizim politik para zhvillimeve të ardhshme partiake dhe Kongresit të Bashkimit.

Trending