Trendy

Gruevski nga Budapeshti: A ka dikush që ende vazhdon të ketë dyshim për një përndjekje brutale politike?!

Para 1 orë

Ish kryeministri i Maqedonisë në ekzil Nikolla Gruevski është paraqitur këtë mbrëmje me një postim në rrjetin e tij në FB duke sjellur një koment Jane Çento, nipi i Metodija Andonov-Çento, duke pyetur nëse ende dikush ka dyshime për  ekzistimin e një përndjekjeje brutale politike.

Postimi i plotë i Gruevskit:

“Nëse ka ende dikush në Maqedoni që vazhdon të ketë sadopak dyshim për ekzistimin e një përndjekjeje brutale politike, ja edhe një deklaratë tjetër në linkun e parë në komente, kësaj radhe dëshmi nga Jane Çento, nipi i Metodija Andonov-Çento.

Nëse dikush mendon se në rastet e tjera gjyqësore ka qenë ndryshe nga kjo, le ta dijë menjëherë se ka qenë e njëjta gjë. Të njëjtat metoda. Por jo secili ishte aq i qëndrueshëm dhe dinjitoz sa Jane Çento. Prandaj sot disa nuk janë më në publik, ndërsa të tjerët janë të lirë, krenarë për veten dhe për konsekuencën, qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe nderin e tyre”, ka përfunduar Gruevski./tetova1.mk

Trending