Trendy

Inxhinieri i Elektroteknikës Nusret Haliti nga Tetova zgjidhet drejtor i AKE-së

Para 6 orë

Sot është zgjedhur drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve më të rëndësishme rregullatore në vend, me buxhet të konsiderueshëm dhe paga të larta.

Inxhinieri i Elektroteknikës, Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur për të udhëhequr me këtë Agjenci, informon “tetova1”. Nusret Haliti është Magjistër i Shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

 

Agjencia luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacionit, mbikëqyrjen e operatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme, si dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kompanive.

Në vazhdim CV e drejtorit të posazgjedhur të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE). /tetova1/

 

VENDIMI

Trending