Vendin në ekipin e Zvicrës për Kupën e Botës 2026 e kanë të garantuar katër mesfushorë. Granit Xhaka, Remo Freuler, Denis Zakaria e Johan Manzambi, janë mesfushorët e padiskutueshëm të Zvicrës për Botërorin që nis pas disa javësh.
Por kanë mbetur edhe disa vende në mesfushë për t’u plotësuar.
Në mesin e kandidatëve për t’u përfshirë nga përzgjedhësi Murat Yakin është edhe Ardon Jashari.
“Kicker” ka publikuar listën e mesfushorëve të konfirmuar dhe atyre qe janë në garë për të siguruar vend në listën e Yakinit.










