Kardiologu nga Tetova, Valon Asani ka njoftuar se në Spitalin e Tetovës ka nisur me punë salla e tretë e angiografisë, përcjell TV21. Asani thotë se kjo mundëson trajtim të menjëhershëm të pacientëve, respektivisht jep përfitime në kohë, në mënyrë që pacientët me probleme në zemër të marrin trajtimin e duhur pa vonesa.
“Për të gjithë ata që iu pengon kjo e arritur shekullore për vendin tonë, Zoti i udhëzoftë…, por ne nuk do ndalemi këtu, por, do të vazhdojmë me përkushtim maksimal për punën me nder dhe kujdes maksimal për pacientët që frekuentojnë qendrën për kardiologji intervente në Tetovë. Me risi dhe intervenime të reja që realizuam përgjatë viteve, janë atributet që na ngritën në majat më të larta. Faleminderit pafund 12.000 pacientëve që na besuan pa rezervë dhe u trajtuan në këtë qendër”, ka shkruar mes tjerash Asani.