Trendy
Screenshot

Kontrolle të shtuara për pushimet mjekësore! FSSH po diskuton mundësinë që pushimi i lehonisë të zgjatet në 12 muaj

Para 1 orë

Dyshimet për keqpërdorim të pushimeve mjekësore kanë shtyrë Fondin për Sigurim Shëndetësor të shqyrtojë ndryshime në rregullore. Drejtori i Fondit Sasho Klekovski thotë se janë intensifikuar kontrollet nëpër institucione, gjegjësisht janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa kërkesë të madhe ka pasur për në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kontrollet gjithashtu për ne janë mësim se ku ka mangësi në sistem, vazhdojmë edhe këtë vit, tani kemi një kërkesë të madhe nga Ministria e Mbrojtjes për kontrolle në këtë ministri. Vazhdojmë me kontrolle dhe sistematizojmë problemintha Sasho Klekovski.

Klekovski thotë se po bëhen analiza se çfarë duhet të përmirësohet në këtë drejtim, njofton se është formuar një grup punues për ndryshimin e rregullores për pushimet mjekësore dhe se janë në konsultime edhe me mjekët amë.

“Qëllimi i ndryshimeve në pushimin mjekësor nuk është shkurtimi i kërkesave të arsyeshme por ndërprerja e keqpërdorimeve, që ta lëmë hapësirën për ata që realisht kanë nevojë. Nevojitet edhe digjitalizim i procesit për efikasitet dhe transparencë të punëve”, deklaroi Klekovski.

Nga Fondi informojnë se po mendohet që pushimi i lehonisë të zgjatet në 12 muaj sikurse në disa vende të rajonit, por se paraprakisht duhet të shqyrtohen analizat financiare, sepse pushimi i lehonisë është me kompensim 100%. Ndërsa sa i përket vonesave me pagesat – drejtori Klekovski u kërkoi falje lehonave dhe se po mundohen të gjejnë zgjidhje për standardizimin e përllogaritjeve, sepse të njëjtat bëhen në mënyrë manuale.

Trending