Protesta e studentëve shqiptarë po vazhdon të ngjallë reagime në opinion, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur akuza se struktura të afërta me BDI-në po tentojnë ta instrumentalizojnë dhe bastardojnë revoltën studentore për qëllime politike, shkruan Tema.mk.
Vet kryetari i degës së Strugës nga radhët e BDI-së, ka pozuar krahë studentëve dhe me këtë mundohen që ta devijojnë protestën e studentëve shqiptar.
Përfshirja e figurave partiake në një organizim që konsiderohet qytetar dhe studentor përbën përpjekje për ta devijuar qëllimin e protestës dhe për ta shfrytëzuar politikisht pakënaqësinë e studentëve shqiptarë./Tema.mk/










