Trendy

Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Para 9 sekonda

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

“VV do të dalë e para më 7 qershor, më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku. Ata duan të na lodhin, por ne nuk lodhim dot. Kësaj radhe pragu po bëhet edhe më i lartë, 60%. Më 7 qershor nuk votojmë vetëm për partinë, por votojmë a duhet të kthehemi prapa në errësirën e zhvatjes apo të ecim përpara në ditën e zhvillimit”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që e nominoi për kryeministër, ka adresuar kritika ndaj ha se të gjitha partitë u bënë bashkë kundër tij.

Krahas partive shqiptare, Kurti e radhiti edhe Listën Srpska dhe tha se zgjedhjet u shkaktuan nga frika e tyre.

“Qëndrimet e tyre vijnë nga frika. Frika e tyre nga fitorja jonë është më e madhe se dashuria e tyre për vendin. Më të madhe e kanë frikën e urrejtjen ndaj nesh sesa atdhedashurinë për Republikën e Kosovës. Vetëm e vetëm pse nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjet e terminaleve doganore dhe postet e ambasadorëve. Ata u bashkuan të gjithë kundër nesh. PDK, LDK, AAK, Lista Srpska, jo për ta ndërtuar shtetin, por për ta kthyer atë në burim privat të pasurimit”.

Trending