Trendy

Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes…

Para 12 sekonda

Një letër satirike që pretendohet se i është lënë nga Donald Trump zëvendëspresidentit JD Vance në rast vdekjeje është bërë virale në mediat amerikane, pasi u publikua nga Daily Beast.

Dokumenti u përmend fillimisht nga Sebastian Gorka, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat i afërt i Trump, gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”.

Sipas Gorkës, Trump i kishte lënë “udhëzime sekrete” JD Vance në rast se ai “vritej” gjatë kohës që ishte në detyrë. Edhe pse Gorka nuk dha detaje për përmbajtjen, Daily Beast publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në stil ironik dhe me tone provokuese.

Në letër, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i jep udhëzime Vance për mënyrën si duhet të organizohet trashëgimia e tij politike dhe personale. Ai përmend një “varr prej ari” në Palm Beach, kërkon që biblioteka e tij presidenciale të ndërtohet në Malin Rushmore dhe që fytyrat e presidentëve të tjerë të zëvendësohen me katër versione të tijat.

Teksti përfshin gjithashtu sulme ndaj NATO-s, Evropës, demokratëve dhe figurave të njohura publike, ndërsa Trump i kërkon Vance që të vazhdojë stilin e tij politik edhe “më çmendur”. Në një pjesë tjetër, ai bën shaka edhe me familjen e tij, përfshirë djemtë Donald Jr. dhe Eric, si dhe djalin e tij Barron.

Letra përmban edhe referenca për Melania Trump, funeralin e Jimmy Carter, Çmimin Nobel, si dhe teori konspirative dhe komente satirike për mediat amerikane.

Trending