Pak pasi kryeministri dje përmendi zgjedhje parlamentare “së shpejti”, ministri Fatmir Limani shpërndau një foto të një faqeje ku shkruhej “me Fatmir Limanin donit luftë, tani tregoni sa vleni!”!
Kjo u duk një mesazh i qartë i Limanit ndaj koalicionit VLEN, pjesë e së cilit ishte edhe ai vetë, deri para disa kohësh!
Po çfarë deshi të thotë Limani me atë ripostim?
-Ka qenë një ripostim i një portali në profilin tim, por që nuk do të thotë se nuk jemi pro zgjedhjeve të parakohshme sa më të shpejta të jenë ato aq më mirë do të jetë për vendin tonë, për zhvillimin ekonomik dhe në të njëjtën kohë për rifreskimin e radhëve si në kuadër të VLEN-it ashtu edhe në kuadër të çdo subjekti apo strukture politike.
-Ju a do të jeni si strukturë e VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme?
-Moti kohë kam përfunduar punë te VLEN-i…
Po tani që nuk është më VLEN, si kuadër i cilës parti po qëndron Limani në Qeveri – si i VLEN-it apo si i VMRO-DPMNE-së? U përgjigj se është ministër i popullit, në pushtetin ndërmjet partnerëve të koalicionit të VLEN dhe VMRO. Kur u pyet për afrimin me BDI-në, Limani nuk e pohoi e a nuk e mohoi që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me integristët.
TV21 pyetje drejtoi pyetje edhe në VLEN për qëndrim rreth temës së zgjedhjeve të parakohshme. Përgjigja e tyre ishte një qëndrim i djeshëm, ku shkruhej se janë në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, kjo sipas tyre, do të konfirmojë se janë forca e dytë politike në vend. Sipas tyre, qeveria ka shumicë stabile, me tendencë që të zgjerohet.
-Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej.
-Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv.
Të shtunën, më 9 maj, partitë LD, BESA, Alternativa, njëri fraksion i ASH-së dhe përfaqësues të Vetëvendosjes dhe pritet që të mbajnë kongresin e parë të bashkimit të një partie të vetme politike.










