Kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar premtoi sot se do t’i shërbente vendit të tij dhe nuk do të vepronte si monark, gjatë fjalimit të mbajtur në parlament pas zgjedhjes zyrtare në krye të qeverisë.
“Nuk do të sundoj Hungarinë, por do t’i shërbej vendit tim. Do ta bëj këtë për aq kohë sa shërbimet e mia të jenë të dobishme dhe kombi të ketë nevojë për to”, deklaroi ai, duke shtuar se “miliona njerëz kanë zgjedhur ndryshimin” pas 16 vitesh me Viktor Orban si kryeministër.
Peter Magyar u bë sot zyrtarisht kryeministri i ri i Hungarisë, pas votimit në parlamentin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, ku ai arriti një fitore të thellë ndaj nacionalistit Viktor Orban.
Konservatori pro evropian, i cili u shfaq në skenën politike hungareze vetëm dy vite më parë, u zgjodh me 140 vota pro, 54 kundër dhe një abstenim, në një parlament ku partia e tij Tisza zotëron 141 nga 199 vendet.






