Trendy

“Mision jashtëzakonisht i rëndësishëm”, Netanyahu tregon kushtin për fundin e luftës me Iranin!

Para 1 orë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta me Iranin nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa largimin e uraniumit të pasuruar dhe shkatërrimin e objekteve bërthamore iraniane.

Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CBS News, të transmetuar të dielën, Netanyahu tha se Izraeli ka goditur një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe rrjeteve të tij aleate në rajon, por theksoi se operacionet nuk kanë përfunduar ende.

“Uraniumi duhet të largohet nga Irani”,u shpreh Netanyahu, duke shtuar se materiali me pasurim të lartë duhet të hiqet plotësisht nga territori iranian.

“Duhet të hysh brenda dhe ta largosh”, deklaroi ai, duke iu referuar mundësisë së neutralizimit të rezervave bërthamore iraniane.

Sipas kryeministrit izraelit, një marrëveshje diplomatike do të ishte mënyra më e mirë për realizimin e këtij objektivi.

I pyetur mbi hapat e ardhshëm në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin për programin bërthamor, Netanyahu shmangu dhënien e detajeve konkrete.

“Është një mision jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha ai, pa përcaktuar afate kohore apo masa të tjera të mundshme.

Deklaratat e Netanyahu-t vijnë në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për armëpushim dhe negociata lidhur me programin bërthamor iranian.

Trending