Gjatë ditës së sotme, e shtunë 16 maj 2026, territori i Maqedonisë së Veriut do të ndikohet nga aktivitet ciklonik me qendër mbi Xhenova, duke sjellë mot të paqëndrueshëm dhe kushte për stuhi të fuqishme.
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Lokalisht proceset atmosferike pritet të jenë më intensive dhe në formë stuhie, të shoqëruara me:
reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 30 litra për metër katror),
erë të fuqishme me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë,
shkarkime të fuqishme elektrike,
si dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Edhe në Shkup me rrethinë gjatë ditës së sotme pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme. Në disa pjesë të luginës ekzistojnë kushte për mot të lig me reshje intensive, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe paraqitje të mundshme të breshrit










