Këshilli i Komunës së Kërçovës pritet të mbajë së shpejti seancën e radhës, në një periudhë tensionesh dhe zhvillimesh të reja politike në nivel lokal. Pas përplasjeve të fundit mes ministrit Limani dhe koalicionit VLEN, në opinion po qarkullojnë pritje për ndryshime në përbërjen e shumicës komunale.
Sipas këtyre pritjeve, në rend dite mund të jetë edhe shkarkimi i kryetarit të Këshillit, Ajhan Sulkovski, i cili perceptohet si i afërt me krahun e Limanit.
Pas sinjaleve për afrim politik mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit VLEN i cili tha se për Limanin vendos. VLEN , pritet konsolidim i një shumice të re në Këshillin Komunal.
Burime politike jozyrtare flasin se edhe dy këshilltarë të listës së kandidatit të pavarur mund t’i bashkëngjiten shumicës së re.
Kjo do të mund të sillte rikonfigurim të skenës politike lokale dhe ndryshime në udhëheqjen e institucioneve komunale./tvgurra










