Trendy

Netanyahu: Mojtaba Khamenei është gjallë, por po fshihet!

Para 55 minuta

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beson që Mojtaba Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, është ende gjallë, megjithëse gjendja e tij mbetet e paqartë.

Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që prej momentit kur mori drejtimin pas vrasjes së të atit, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet ajrore të kryera nga SHBA dhe Izraeli në fillim të luftës.

Mungesa e tij ka shtuar dyshimet për gjendjen shëndetësore dhe kontrollin real mbi drejtimin e vendit. Sipas raportimeve, ai është plagosur rëndë në sulmin ku humbën jetën edhe pesë anëtarë të familjes së tij.

Në intervistën për emisionin “60 Minutes” të CBS, Netanyahu tha se Mojtaba Khamenei ndodhet i fshehur.

“Mendoj se Mojtaba Khamenei është gjallë. Është e vështirë të thuhet se në çfarë gjendje është”, deklaroi ai.

Sipas Netanyahut, udhëheqësi iranian po qëndron në një bunker ose në një vend të fshehtë dhe po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij, por pa të njëjtin ndikim që kishte i ati.

Ndërkohë, agjencia iraniane Fars raportoi se Khamenei është takuar me një komandant ushtarak dhe ka dhënë udhëzime të reja për vazhdimin e operacioneve dhe përballjen me kundërshtarët.

Trending