Trendy

Nga Skandinavia në Ballkan, kompania e suksesshme kroate do të ndërtojë interkoneksionin Maqedoni e Veriut–Shqipëri

Para 2 orë

Kompania “Dalekovod Zagreb”, e cila po punon në projekte të rëndësishme në vendet skandinave, kryesisht në Suedi dhe Norvegji do të ndërtojë interkoneksionin energjetik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Drejtori rajonal i kompanisë, Nikola Mazhar, në një prononcim për Zyrtare.net bëri të ditur se “Dalekovod Zagreb” ka shtrirje të gjerë në disa tregje evropiane, duke përfshirë edhe Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ndërsa ka realizuar aktivitete edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Sipas tij, në Shqipëri aktualisht është duke u zhvilluar një projekt kompleks – ndërtimi i nënstacionit të ri në Kamëz, së bashku me rreth 40 kilometra linja shpërndarëse lidhëse, që konsiderohet ndër më sfiduesit në rajon.

Mazhar theksoi se kompania e cila është e pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut, ku operon përmes degës “Dalekovod Shkup” dhe ka një serioziet të theksuar në projektet ku është e pranishme.

“Kemi të punësuar rreth 25 deri në 30 persona, përfshirë inxhinierë, teknikë dhe montues, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e projekteve në vend”, deklaroi Mazhar.

Projekti i interkoneksionit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë vlerësohet si një nga investimet më të rëndësishme energjetike në rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e sigurisë dhe lidhjes së sistemeve energjetike./Zyrtare.net

Trending