Ka nisur seanca vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi sot do ta marrin aktgjykimin e shkallës së parë pas një procesi disavjeçar gjyqësor.
Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se shqiptimi i aktgjykimit pritet të zgjasë rreth dy orë.
Transmetimi publik i seancës bëhet me dhjetë minuta vonesë dhe është mundësuar në shqip, anglisht dhe serbisht.
Interesimi për verdiktin është jashtëzakonisht i madh si në Kosovë, ashtu edhe në Hagë e në diasporë.
Mijëra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, shumë prej tyre të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme evropiane.
Në pamjet nga Haga shihen flamuj të Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa qytetarët janë mbledhur në zonën ku është paralajmëruar tubimi qendror.
Edhe familjarët e Hashim Thaçit dhe familjarët e ish-krerëve të tjerë kanë udhëtuar në Hagë në prag të aktgjykimit.











