Trendy

OKB: Njerëzimit i kanoset një “pandemi digjitale”

Para 58 minuta

Nëse papritur do të dëmtoheshin kolonat bazë të botës digjitale, kjo do të kishte pasoja shkatërrimtare për shumicën e njerëzve: sipas paralajmërimeve të Organizatës së OKB‑së për Telekomunikacion (ITU) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNDRR), vendet nuk janë të përgatitura për skenarë të tillë si dështimi masiv i satelitëve, ndërprerjet e energjisë elektrike apo këputja e kabllove nënujore.

“Rreziqet kritike digjitale janë reale, të dokumentuara, sistemike por ato nënvlerësohen në masë të madhe”, theksojnë ITU dhe UNDRR në një raport. “Çfarë do të ndodhte nëse nesër telefonat celularë dhe interneti nuk do të funksiononin më, pagesat do të dështonin, spitalet do të humbnin të dhënat e pacientëve dhe paralajmërimet emergjente nuk do të mbërrinin kurrë?”, këto pyetje shtrohen në raport. “Ajo që tingëllon si fantastiko-shkencore, mund të bëhet realitet.” ITU dhe UNDRR flasin për një “pandemi digjitale” dhe paraqesin tre skenarë tejet frikësues.

Një stuhi diellore si ajo e vitit 1859

Kur Dielli papritur lëshon më shumë rrezatim dhe grimca në hapësirë dhe ato godasin Tokën: në një ditë shtatori të vitit 1859, gjatë një ngjarjeje të tillë me paralajmërim shumë të shkurtër, telegrafistët pësuan goditje elektrike, pajisjet nxorën shkëndija dhe zyrat u përfshinë nga zjarri.

Në ditët e sotme, sinjalet nga satelitët e navigimit do të pengoheshin, avionët nuk do të kishin më radar në kohë reale dhe fluturimet do të duhej të reduktoheshin ndjeshëm; automjetet autonome do të ndalonin. Edhe transaksionet financiare do të dështonin, shpjegojnë Zyra e OKB‑së për Parandalimin e Fatkeqësive dhe Organizata e OKB‑së për Telekomunikacionin. Rrymat e induktuara gjeomagnetike mund të shkatërronin transformatorët në rrjetin elektrik dhe të ndërprisnin furnizimin me energji. Qendrat e të dhënave do të arrinin në limitet e kapacitetit të e tyre sapo të shteronte energjia rezervë. Zëvendësimi i transformatorëve në shkallë të gjerë mund të zgjaste disa muaj.

Trending