“Hantavirusi mund të jetë dhe në Tiranë”. Kështu u shpreh mjekja Aurora Meta Dollenberg për shpërthimin e virusit të ri që ka alarmuar botën, në një lidhje me Dita Jonë, për shkak se ky virus gjendet kryesisht te minjtë. Ajo theksoi se virusi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por përmes kontaktit me urinën, feçet apo ushqimet e kontaminuara nga brejtësit, ndërsa përmendi edhe tipet e këtij virusi në Europë.
“Virusi jeton tek sidomos tek minjtë. Prandaj është dhe më i kapshëm zakonisht në ato zonat siç është Tirana, në zonat e ndotura ku kemi një mungesë higjiene ku minjtë kanë dominim të theksuar. Prandaj dhe hantavirusi ka qenë kryefjala tek anija, e cila ka qenë e izoluar në hambarët e drithërave, ku minjtë kishin marrë kontrollin, arritëm që të kishim një transmetim të virusit nga pështyma nga fekalet ushqimi i pagatuar mirë i cili infektoi të gjithë pasagjerët.
Po ekziston (në Tiranë). Këtu nuk mund ta heqim dot komplet kujdesin sepse hantavirusi është një banor i zakonshëm tek minjtë. Për sa kohë që dhe Tirana në kanalizime ka zona jo mirë të inspektuara kanë minj kemi automatikisht dhe hantavirusin e ashtuquajtur evropian. Dy tipe të caktuar Dobrovan sepse ka në Kroaci dhe në Serbi. Dhe rastin e Pulava, e cila është zbuluar në Gjermani dhe në Europën nordike”, tha ajo në Dita Jonë.
Mjekja theksoi se simptomat janë të ngjashme me gripin si temperaturë, lodhje dhe dhimbje koke. Sipas saj në raste të rralla, virusi mund të shkaktojë insuficiencë renale ose ethe hemorragjike, me gjakderdhje nga hunda, mishrat e dhëmbëve dhe njolla të kuqe në trup.










